Mass Communication
Permanent URI for this collectionhttps://repository.aab-edu.net/handle/123456789/9
This collection contains master's theses submitted by graduate students of [Institution Name]. These works represent original research conducted as part of the requirements for the Master's degree. All theses are subject to institutional submission policies and may be accessed for research and educational purposes.
News
Faculty members are welcome to submit their latest publications for inclusion in this collection.
Browse
5 results
Search Results
Item ROLI I INFLUENCUESVE NË RRJETET SOCIALE NË NDËRGJEGJËSIMIN E KONSUMATORËVE DHE RRITJEN E DUKSHMËRISË SË MARKËS(AAB College, 2026-03-18) Bytyqi, ValentinaMarketingu përmes influencuesve është shndërruar në një nga format më të rëndësishme të marketingut dixhital, duke ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si konsumatorët informohen, krijojnë perceptime dhe marrin vendime për blerje. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin dhe ndikimin e marketingut me influencues në rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për markën dhe në procesin e vendimmarrjes për blerje në rrjetet sociale. Studimi fokusohet në identifikimin e faktorëve që ndikojnë në efektivitetin e fushatave me influencues, si besueshmëria, transparenca, ekspertiza, lloji i përmbajtjes dhe përputhja e vlerave personale me brendet e promovuara. Punimi bazohet në një qasje kuantitative, ku të dhënat janë mbledhur përmes një ankete të strukturuar me shkallë Likert, e realizuar me 104 respondentë aktivë në rrjetet sociale në Kosovë. Analiza e të dhënave është realizuar përmes statistikave përshkruese dhe interpretimit krahasues të rezultateve, me qëllim testimin e hipotezave të ngritura. Rezultatet tregojnë se marketingu përmes influencuesve ka një ndikim të moderuar deri të konsiderueshëm në ndërgjegjësimin e konsumatorëve për produkte dhe brende të reja, ndërsa besimi ndaj rekomandimeve të influencuesve është më i ulët krahasuar me rekomandimet e familjes dhe miqve. Gjithashtu, studimi tregon se autenticiteti, transparenca dhe cilësia e përmbajtjes luajnë rol kyç në perceptimin pozitiv të konsumatorëve. Gjetjet e këtij punimi ofrojnë njohuri të vlefshme për marketerët dhe bizneset që synojnë të përdorin marketingun me influencues si pjesë të strategjive të tyre promocionale.Item CENSURA ONLINE (MOB CENSORSHIP) NDAJ GAZETARËVE GJATË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2025 NË KOSOVË(AAB College, 2026-03-18) Haraqia, ArtanNë një moment të formave në zhvillim e sipër të sulmeve kundër mediave, censura online e turmës është bërë një "ndryshues i lojës" që ka transformuar thellësisht sigurinë, sjelljen dhe praktikat profesionale të gazetarëve online. Duke u bërë objekt i sulmeve të koordinuara, kjo dukuri i detyron gazetarët të rishikojnë praninë dhe strategjitë e tyre digjitale. Ndërsa hulumtimet globale analizojnë shkallën dhe pasojat e saj, kuptimi i mekanizmave dhe logjikës specifike të kësaj dukurie në kontekste lokale mbetet një sfidë për shumë arsye. Për të adresuar këtë boshllëk dhe për të kapur kompleksitetin e fenomenit nga perspektiva më e prekur, ky studim zbaton një metodologji cilësore me intervista gjysmë të strukturuara me gazetarë të aktivë në fushë. Kjo qasje lejon një eksplorim të thelluar dhe të fleksibël të përvojave personale, strategjive të përshtatjes dhe interpretimeve të gazetarëve. Prandaj, qëllimi i punimit është që, përmes këtyre intervistave, të identifikojë, sistematizojë dhe analizojë modelet e censurës online të turmave, motivet e saj dhe ndikimin e saj shkatërrues në praktikën gazetareske dhe në diskursin publik në Kosovë. Në këtë mënyrë, studimi synon të kontribuojë në një kuptim më të hollësishëm të një kërcënimi kritik ndaj demokracisë dhe lirisë së shtypit në vend.Item Sloganet e partive politike në Kosovë - Zgjedhjet Parlamentare 2025(AAB College, 2026-03-18) Ibrahimi, QëndrimHistorikisht, partitë politike kanë kërkuar dhe kanë gjetur metoda për të arritur sa më shpejt te masat, për të krijuar kështu lidhje emocionale dhe racionale me to, dhe pastaj për t’i përdorur në shërbim të tyre. Demokracia lind si “garë” e përfitimit të masave dhe masa është ajo e cila e përcakton fituesin (Baliqi, 2021). Sloganet shërbejnë si mjete komunikimi që, nga njëra anë, përhapin mesazhin politik në formë të përmbledhur dhe lehtësojnë kujtesën e tij, ndërsa nga ana tjetër, synojnë të ndikojnë në një audiencë sa më të gjerë të votuesve. Prandaj, krijimi i një slogani është një proces shumë kompleks që, përveç njohjeve politike dhe sociologjike, kërkon edhe njohje të mëdha të etnokulturës, etnopsikologjisë, si dhe demografisë së hapësirës ku do të operojë (Fill & Turnbull, 2016). Slogani flet shumë, si për programin dhe partinë në fjalë, ashtu edhe për vizionin strategjik të partive garuese në zgjedhje. Në rastin tonë, studim kyç kemi partitë garuese të zgjedhjeve të shkurtit 2025. Metodologjia e përdorur përfshin analizën diskursive, interpretimin semiotik dhe qasjen krahasuese të sloganeve politike. Nga analiza teorike deri te realizimi praktik, dhe nga analiza konceptuale e programit deri te paraqitja estetike dhe emocionale e sloganit në fjalë, jemi munduar të kapim diskursin politik e politologjik të politikës kosovare.Item Raportimi etik për kronikën e zezë në portalet: Sinjali, Indeks Online, Insajderi dhe Gazeta Express, periudha 2020/2025(AAB College, 2025-10-28) Xhemajli, GentritaGazetaria digjitale apo e njohur si gazetaria online, paraqet formën bashkëkohore të gazetarisë, në të cilën përmbajtja editoriale shpërndahet nëpërmjet internetit, ndërsa përparësi e këtij lloji të gazetarisë është se në të, veç tekstit, mund të ngarkohen imazhe si foto dhe video. Kjo temё ka pёr qёllim tё informojё audiencёn nё lidhje me etikën e medias në raport me raportimin e kronikës së zezë në këto media. Pyetja kërkimore që shtrohet këtu është se nga cilat media po shkelin etikën më së shumti nga këto katër të tilla? Cilat raste nga kronika e zezë po kanë interes mediat t’i raportojnë në mediat online nё Kosovё? Përmes analizimit të mediave, e veçanërisht ato të postuara më pas në mediat sociale, punimi konstaton se raportimi etik për kronikën e zezë në mediat online në Kosovë ka një lloj biznesi se cilat nga po përfiton më shumë nga këto media. Ky punim tregon cila nga këto media online tregon detaje nga këto raste siç janë të dhënat personale, fotografitë dhe shkeljen e etikës, poashtu edhe lajmet e transmetuara nё platformat e tё tyre digjitale që kanë të bëjnë me këtë rubrikë.Item Security, Peace, and Sustainable Development in a Troubled World(AAB College, 2025-03-19) Conference, InternationalRussia's aggression in Ukraine has raised concerns about the effectiveness of UN peacekeeping and highlighted Europe's fear of a Russian nuclear threat. It has also disrupted global economies, particularly through energy sanctions and inflation, impacting countries like Germany and the Visegrad nations. The Western Balkans, despite their underdeveloped economies, face rising welfare costs and inflation, forcing governments to implement strict economic measures. European administrations have coordinated efforts to address these crises, but unresolved regional conflicts persist. Serbia's alignment with Russia and tensions over Kosovo and North Macedonia highlight instability in the Balkans. The international community is grappling with issues of justice, as calls for accountability in Ukraine and the Israel-Gaza conflict challenge the international legal system. This conference aims to analyze the global security, justice, and economic challenges arising from these issues.
