MENAXHIMI INFERMIEROR I PACIENTAVE ME TUBERKULOZË: PRAKTIKAT DHE SFIDAT NE QKUK
No Thumbnail Available
Date
2026-03-31
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim shqyrton menaxhimin infermieror të pacientëve me tuberkuloz në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, duke analizuar praktikën aktuale dhe sfidat kryesore me të cilat përballen infermierët në ofrimin e kujdesit ndaj këtyre pacientëve. Edhe pse tuberkulozi është një sëmundje e trajtueshme, ajo është e shoqëruar me shumë pengesa si stigmë, mungesë burimesh, rrezik të lartë infeksioni dhe mbingarkesë të stafit shëndetësor. Përdorur një qasje të përzier metodologjike (mixed-methods), studimi u bazua në analizën e literaturës shkencore dhe një pyetësor të administruar tek infermierët në repartin e Pulmologjisë. Rezultatet treguan që infermierët luajnë një rol kritik në edukimin e pacientëve, zbatimin e terapisë së mbikëqyrur (DOTS), dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Megjithatë, ata hasën vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së trajnimeve të vazhdueshme, kushteve të punës jo të përshtatshme dhe mbështetjes të pamjaftueshme nga institucioni. Mbeten të nevojshme masa për të përmirësuar standardet e kujdesit dhe për të fuqizuar infermierët përmes trajnimeve të vazhdueshme, përmirësimit të infrastrukturës dhe sigurimit të pajisjeve mbrojtëse. Ky studim ofron rekomandime të vlefshme për politikat shëndetësore që synojnë përmirësimin e menaxhimit infermieror të TB-së, duke kontribuar në përmbushjen e objektivave të kontrollit dhe eliminimit të kësaj sëmundjeje.
Description
Ky studim shqyrton menaxhimin infermieror të pacientëve me tuberkuloz në QKUK, duke analizuar praktikën aktuale dhe sfidat që përballen infermierët. Rezultatet tregojnë se infermierët luajnë rol kyç në edukimin e pacientëve, zbatimin e terapisë së mbikëqyrur (DOTS) dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, por përballen me mungesë trajnimesh, kushte jo të përshtatshme dhe mbështetje të pamjaftueshme institucionale. Studimi sugjeron përmirësime në trajnime, infrastrukturë dhe pajisje mbrojtëse për të rritur cilësinë e kujdesit dhe efektivitetin e menaxhimit të tuberkulozit.
Keywords
Tuberkulozi, menaxhimi infermieror, QKUK, sfida, DOTS, kujdes shëndetësor
Citation
Selimi, B. (2025). Menaxhimi infermieror i pacientave me tuberkulozë: Praktikat dhe sfidat në QKUK Master’s thesis, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Programi: Menaxhim Shëndetësor, Kolegji AAB
