PËRDORIMI I TELEMJEKËSISË POST-OPERATIVE DHE NDIKIMI NË MENAZHIMIN EFEKTIV SPITALOR

No Thumbnail Available

Date

2026-03-31

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Telemjekësia po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një shtyllë kryesore të kujdesit shëndetësor bashkëkohor. Në veçanti në periudhën pas operacionit, ajo mundëson mbikëqyrje të vazhdueshme të pacientëve, zbulim më të hershëm të komplikimeve dhe përdorim më efikas të burimeve spitalore. Megjithatë, në vende me infrastrukturë të kufizuar si Kosova, të dhënat shkencore mbi ndikimin e saj ende mbeten të pjesshme. Ky studim kishte për qëllim të shqyrtojë se si përdorimi i platformave të komunikimit digjital, me fokus te aplikacioni Viber, ndikon në ndjekjen post-operatore të pacientëve kirurgjikalë dhe në menaxhimin e përgjithshëm spitalor. U përdor një qasje e kombinuar kërkimore, duke përfshirë të dhëna nga 147 pacientë përmes pyetësorëve të strukturuar dhe nga 15 kirurgë përmes intervistave gjysmë të strukturuara. Analiza statistikore u mbështet në Cronbach’s Alpha, korelacion bivariant dhe regresion linear për të testuar hipotezat e studimit. Rezultatet treguan se përdorimi i Viber për dërgimin e fotove të plagëve dhe dokumenteve laboratorike ndihmoi ndjeshëm në identifikimin e hershëm të komplikimeve (p < 0.01). Pacientët shprehën nivele të larta kënaqësie dhe sigurie nga ky lloj kujdesi në distancë. Për më tepër, ndjekja digjitale çoi në qëndrime më të shkurtra spitalore dhe më pak rikthime të panevojshme, duke lehtësuar menaxhimin e burimeve njerëzore dhe logjistike. U vërejt gjithashtu se spitalet private aplikojnë më shpesh telemjekësinë sesa ato publike, duke theksuar mungesën e një standardizimi të unifikuar. Ky hulumtim tregon se telemjekësia postoperative, madje edhe përmes platformave të përgjithshme të komunikimit si Viber, mund të sjellë përfitime të dukshme klinike dhe menaxheriale për sistemin shëndetësor të Kosovës. Megjithatë, për një implementim të qëndrueshëm kërkohen protokolle të standardizuara, investime në infrastrukturë dhe trajnime të dedikuara për personelin shëndetësor.

Description

Ky studim shqyrtoi ndikimin e telemjekësisë post-operative në ndjekjen e pacientëve kirurgjikalë dhe menaxhimin spitalor në Kosovë. Përdorimi i platformave digjitale, si Viber, rezultoi në identifikim më të hershëm të komplikimeve, kënaqësi të lartë të pacientëve dhe reduktim të kohës së qëndrimit spitalor, duke përmirësuar menaxhimin e burimeve. Gjetjet tregojnë potencialin e telemjekësisë për optimizimin e kujdesit post-operativ dhe nevojën për standardizim të praktikave në institucionet shëndetësore.

Keywords

telemjekësia, kujdesi post-operativ, menaxhim spitalor, Viber, Kosovë, efikasitet klinik.

Citation

Bislimi, D. (2025). Përdorimi i telemjekësisë post-operative dhe ndikimi në menazhimin efektiv spitalor (Master’s thesis, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Programi: Menaxhim Shëndetësor).Kolegji AAB,

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By