Ndikimi i klimës organizative në qarkullimin e punonjësve në sektorin bankar në Kosovë
No Thumbnail Available
Date
2025-11-20
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim ka për synim të analizojë ndikimin e klimës organizative në qarkullimin e punonjësve në sektorin bankar të Kosovës, duke u fokusuar në faktorët që ndikojnë në stabilitetin e fuqisë punëtore. Hulumtimi është realizuar përmes metodës kuantitative, duke përdorur një pyetësor të strukturuar të administruar tek punonjësit e bankave komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. Popullata e synuar përbëhej nga 3441 punonjës aktivë, ndërsa madhësia e mostrës, e përcaktuar përmes formulës së Slovin-it me nivel gabimi prej 5%, ishte 358 pjesëmarrës. Pyetësori u nda në tri pjesë kryesore: të dhënat demografike, dimensionet e klimës organizative (mbështetja menaxheriale, marrëdhëniet ndërpersonale, motivimi dhe organizimi operacional) dhe dimensionet e qarkullimit të punonjësve (intenca për largim, kënaqësia në punë, angazhimi organizativ dhe perceptimi i mundësive alternative të punësimit). Analizat statistikore u kryen përmes SPSS duke përfshirë analizën deskriptive, testin Cronbach’s Alpha, korrelacionin Pearson dhe regresionin linear.
Rezultatet e regresionit linear treguan se marrëdhëniet ndërpersonale, motivimi dhe orientimi i organizatës kanë ndikim të fuqishëm dhe domethënës statistikisht mbi qarkullimin e punonjësve, ndërsa menaxhimi i punës nuk rezultoi faktor i rëndësishëm. Këto gjetje dëshmojnë se faktorët që lidhen me marrëdhëniet sociale, nivelin e motivimit dhe qartësinë e orientimit organizativ janë determinantët kryesorë të qëndrueshmërisë së stafit bankar në Kosovë. Studimi arrin në përfundimin se bankat duhet të përqendrohen në ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale të shëndosha, në fuqizimin e motivimit të punonjësve dhe në qartësimin e orientimit organizativ për të ulur nivelin e qarkullimit. Ky kontribut është i rëndësishëm si për literaturën akademike mbi menaxhimin e burimeve njerëzore, ashtu edhe për praktikat menaxheriale në sektorin bankar.
Description
Analizë e ndikimit të klimës organizative në qarkullimin e stafit bankar.
Keywords
Klima organizative, Qarkullimi i punonjësve, Sektori bankar, Marrëdhëniet ndërpersonale, Motivimi, Orientimi i organizatës.
Citation
Mrasori, E. (2025). Ndikimi i klimës organizative në qarkullimin e punonjësve në sektorin bankar në Kosovë (Punim masteri). Kolegji AAB.
