TRANSFORMIMI DIXHITAL I BIZNESIT DHE IMPLIKIMET E TIJ NË SIGURINË KIBERNETIKE

No Thumbnail Available

Date

2025-11-21

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Transformimi dixhital përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme në mënyrën e funksionimit të organizatave moderne, duke ofruar mundësi të reja për inovacion, rritje të produktivitetit dhe ristrukturim të modeleve të biznesit. Ky punim synon të analizojë implikimet e këtij procesi mbi sigurinë kibernetike, duke marrë si rast studimor Raiffeisen Bank Kosovë, e cila përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme financiare që ka përqafuar transformimin dixhital. Përmes shqyrtimit të literaturës relevante dhe intervistave gjysmë-strukturuara me aktorë kyç brenda bankës, punimi hulumton mënyrën se si teknologjitë dixhitale përfshirë cloud computing, inteligjencën artificiale, Internetin e Gjërave (IoT) dhe sistemet e menaxhimit të të dhënave kanë ndikuar në ndryshimin e proceseve të brendshme dhe marrëdhënieve me klientët. Qasja metodologjike është cilësore, e bazuar në procedurën induktive, duke mundësuar identifikimin e temave kryesore përmes analizës tematike së të dhënave të mbledhura. Gjetjet tregojnë se dixhitalizimi ka përmirësuar ndjeshëm efikasitetin operacional dhe shërbimet ndaj klientëve, por njëkohësisht ka rritur ndjeshmërinë e organizatës ndaj kërcënimeve kibernetike, si sulmet ndaj sistemeve online, rreziku i humbjes së të dhënave dhe nevoja për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Punimi kontribuon në literaturën akademike duke ndriçuar ndërveprimin midis transformimit dixhital dhe sigurisë kibernetike në një treg të vogël, siç është Kosova, dhe ofron rekomandime praktike për hartimin e strategjive të qëndrueshme të menaxhimit të riskut kibernetik. Rezultatet sugjerojnë se sukses i qëndrueshëm i transformimit dixhital është i mundur vetëm nëse zhvillimi teknologjik shoqërohet me investime të vazhdueshme në siguri, trajnime për stafin dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Description

Analizë e transformimit dixhital dhe ndikimit të tij në sigurinë kibernetike bankare.

Keywords

Transformimi dixhital, siguria kibernetike, bankingu, Raiffeisen Bank, inovacioni, menaxhimi i riskut

Citation

Fazliu, V. (2025). Transformimi dixhital i biznesit dhe implikimet e tij në sigurinë kibernetike: Rasti studimor – sektori bankar në Kosovë (Punim masteri). Kolegji AAB.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By