KËNAQSHMËRIA E PACIENTËVE NDAJ SHËRBIMEVE EMERGJENTE TË QENDRËS SË MJEKËSISË URGJENTE NË PRISHTINË
No Thumbnail Available
Date
2025-11-24
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Kujdesi emergjent përbën një element thelbësor të sistemit shëndetësor në Kosovë. Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë mbulon rastet akute në shtëpi dhe në vendngjarje, duke qenë hallka e parë e reagimit ndaj situatave shëndetësore kritike. Studimi synon të japë një pasqyrë mbi perceptimin e pacientëve për shërbimet e kësaj qendre.Qëllimi kryesor ishte të vlerësohet niveli i kënaqësisë së pacientëve me kohën e pritjes, profesionalizmin e stafit, komunikimin dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimeve të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë. Në hulumtim është përdorur një studim me qasje kuantitative, përmes një pyetësori të strukturuar të ndarë në disa pjesë (të dhëna demografike, përvoja me shërbimin, koha e pritjes, sjellja e stafit, komunikimi dhe vlerësimi i përgjithshëm). Mostra përbëhej nga 100 pacientë të anketuar në komunën e Prishtinës, të cilët kishin marrë shërbime urgjente në shtëpi ose në vendngjarje nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, meq rast u hulumtua kënaqëshmëria e pacientëve në lidhje me shërbimet urgjente. Edhe pse shërbimet e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë perceptohen si relativisht të mira dhe efikase, duke siguruar nivel të besimit tek pacientët, hulumtimi konsiderohet i vlefshem duke pasur parasysh rëndesin e ketyre sherbimeve ne nje popullat me dendesi te lart sikur qe eshte Kosova!
Description
Studimi synon të japë një pasqyrë mbi perceptimin e pacientëve për shërbimet e kësaj qendre.
Keywords
Qendra e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë, pacientët, kënaqësia, komunikimi.
Citation
Makolli, Arta (2025) Kënaqshmëria E Pacientëve Ndaj Shërbimeve Emergjente Të Qendrës Së Mjekësisë Urgjente Në Prishtinë (Punim Masteri). Kolegji AAB.
