ROLI I RRJETEVE SOCIALE NË NXITJEN E FRIKËS NGA HUMBJA PER PRODUKTIN E CAKTUAR DHE NDIKIMI I SAJ NË VENDIMET PËR BLERJE TË KONSUMATORËVE
No Thumbnail Available
Date
2025-11-21
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Rrjetet sociale kanë ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si konsumatorët marrin vendime për blerje. Përmes algoritmeve të personalizimit dhe reklamave të targetuara, ato ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen konsumatorë, duke krijuar ndjenja urgjence përmes strategjive të posaçme. Një nga fenomenet më të spikatura në këtë kontekst është FoMo (Fear of Missing Out), që përkufizohet si frika nga humbja e mundësive. Kjo ndjenjë i shtyn individët të marrin vendime të shpejta dhe impulsive, shpesh pa analizuar mirë opsionet.
Reklamat e targetuara dhe përmbajtjet që promovojnë oferta të kufizuara apo mundësi ekskluzive luajnë rol kyç në nxitjen e FoMo-s. Një faktor shtesë që e fuqizon këtë efekt është ndikimi i influencuesve, të cilët përmes rekomandimeve të tyre krijojnë presion për përfshirje në trendët e momentit. Si rezultat, konsumatorët përballen me ankth dhe stres, duke ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre psikologjike dhe në kënaqësinë pas blerjes.
Ndërsa FoMo shfrytëzohet si një mjet i fuqishëm për rritjen e shitjeve, është thelbësore që bizneset ta përdorin atë me përgjegjësi. Shfrytëzimi i tepruar i kësaj strategjie mund të dëmtojë besimin ndaj markës dhe të shkaktojë pasoja afatgjata për konsumatorët. Prandaj, nevojitet një qasje etike, ku përfitimi komercial të mos cenojë shëndetin mendor dhe vendimmarrjen e qetë të konsumatorëve.
Description
Analizë e ndikimit të FoMo-s në vendimmarrjen dhe sjelljen konsumatore.
Keywords
rrjete sociale, FoMo, konsumatorë, vendimmarrje
Citation
Paloji, F. (2025). Roli i rrjeteve sociale në nxitjen e frikës nga humbja për produktin e caktuar dhe ndikimi i saj në vendimet për blerje të konsumatorëve (Punim masteri). Kolegji AAB.
