Auditimi dhe transparenca e raportimit të të ardhurave sipas SNRF 15
No Thumbnail Available
Date
2026-01-26
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim ka për qëllim të analizojë ndikimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar SNRF 15 Të Ardhurat nga Kontratat me Klientët në transparencën e raportimit financiar dhe proceset e auditimit në Kosovë. Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të transparencës financiare në ekonomitë në zhvillim, hulumtimi vlerëson nivelin e zbatimit të standardit, sfidat praktike dhe ndikimin e tij në cilësinë e informacionit financiar. Metodologjia e studimit është e kombinuar (mixed-method), duke përfshirë analizë kuantitative përmes pyetësorëve të strukturuar me 20 profesionistë të sektorit financiar, si dhe analizë cilësore përmes intervistave gjysmë-strukturuara me auditorë të licencuar, kontabilistë të certifikuar dhe menaxherë financiarë. Të dhënat e mbledhura janë analizuar përmes statistikave përshkruese, tabelave, grafikëve dhe analizës tematike të intervistave. Rezultatet tregojnë se kompanitë e mëdha në Kosovë kanë shënuar përparim të dukshëm në zbatimin e SNRF 15, duke rritur transparencën dhe qartësinë e raportimit të të ardhurave. Ndërkohë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përballen me sfida të konsiderueshme, veçanërisht në interpretimin teknik të standardit, mungesën e sistemeve të përshtatshme ERP, burimeve profesionale të trajnuara dhe dokumentimit të politikave kontabël. Auditorët luajnë rol kyç në sigurimin dhe zbatimin korrekt të standardit, ndërsa trajnimi profesional identifikohet si faktor kritik për përmirësim. Hulumtimi konkludon se SNRF 15 ka kontribuar pozitivisht në rritjen e transparencës dhe në uljen e rrezikut të manipulimit të të ardhurave në Kosovë; megjithatë, sfidat teknike, mungesa e resurseve të specializuara dhe nevoja për udhëzues praktikë lokalë mbeten çështje të rëndësishme. Kontributi i këtij studimi qëndron në ofrimin e një pasqyre empirike dhe analitike mbi gjendjen reale të zbatimit të SNRF 15 në Kosovë, duke shërbyer si bazë për politika dhe përmirësime profesionale në fushën e raportimit dhe auditimit financiar.
Description
Ndikimi i SNRF 15 në auditim dhe transparencën financiare Kosovë.
Keywords
SNRF 15, të ardhurat, auditimi, transparenca financiare, raportimi financiar, Kosovë
Citation
Kqiku, A. (2025). Auditimi dhe transparenca e raportimit të të ardhurave sipas SNRF 15 (Punim masteri, Programi Kontabilitet dhe Auditim). Prishtinë, Kosovë.
