PARASHIKUESIT E KOHËZGJATJES SË QËNDRIMIT TË PACIENTËVE NË KLINIKËN E PSIKIATRISË QKUK - PRISHTINË 2019 - 2023
No Thumbnail Available
Date
2025-11-24
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Hyrje: Në mungesë të hulumtimeve lidhur me kohëzgjatjen dhe parashikuesit e kohëzgjatjes së qëndrimit të pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (KP- QKUK), ky hulumtim eksplorativ synon të paraqesë këta indikatorë për periudhën 2019–2023.
Metoda: Hulumtimi retrospektiv analitik përfshiu të dhënat të 2873 pacientëve të hospitalizuar të regjistruar në protokolet KP-QKUK gjatë periudhës studiuse. Pyetjet kryesore hulumtuese përfshijnë ndryshimet në numrin e hospitalizimeve, faktorët socio-demografikë dhe klinikë që ndikojnë në kohëzgjatjen e qëndrimit, si dhe ndikimin e pandemisë COVID-19 në shërbimet psikiatrike.
Rezultatet: Meshkujt përbënin 55.59% të rasteve, me rritje nga 53% në vitin 2019 në 58% nëvitin 2023. Grupmosha më e përfaqësuar ishte 30–44 vjeç (39.64%), ndërsa pacientët mbi 60 vjeç përbënin 11.41%. Numri i hospitalizimeve varionte nga 414 në 733 raste, duke treguar një rënie të lehtë vjetore (rreth 15 raste sipas trendit linear). Diagnozat më të shpeshta ishin çrregullimet psikotike (45.25%), çrregullimet e lidhura me alkoolin (22.97%) dhe çrregullimet depresive e psiko-emocionale (18.62%). Gjatë periudhës studiuese u vërejt një shkurtim progresiv i kohëzgjatjes së qëndrimit spitalor: qëndrimet mbi 200 ditë u eliminuan plotësisht deri në vitin 2023, ndërsa u rritën hospitalizimet me kohëzgjatje 11–20 ditë. Rezultatet nënvizojnë nevojën për strategji të synuara në menaxhimin klinik të diagnozave dominante, si dhe për monitorim sistematik të trendeve të kohëzgjatjes së qëndrimit, me qëllim optimizimin e burimeve spitalore.
Konkluzioni: Gjetjet e studimit ofrojnë evidencë të dobishme për optimizimin e burimeve,zhvillimin e strategjive të targetuara klinike dhe për orientimin e mëtejshëm të kërkimeve në menaxhimin e shëndetit mendor spitalor.
Description
Periudha e qëndrimit në spitalet psikiatrike ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të kostove në rritje të kujdesit shëndetësor dhe lidhjes së saj të drejtpërdrejtë me shpenzimet spitalore.
Keywords
hospitalizimet, psikiatri, diganozat, faktorët ndikues, Kosovë
Citation
Reka (Cakaj) Elheme (2025) Parashikuesit E Kohëzgjatjes Së Qëndrimit Të Pacientëve Në Klinikën E Psikiatrisë Qkuk -Prishtinë 2019 - 2023 (Punim Masteri). Kolegji AAB.
