Përdorimi i facebook-ut për ndryshimin e profilit publik të politikanit
dc.contributor.author | Sinani, Resul | |
dc.date.accessioned | 2025-07-14T09:20:57Z | |
dc.date.issued | 2025-07-14 | |
dc.description | Facebook transformon imazhin publik të politikanëve për përfitime elektorale. | |
dc.description.abstract | Në trinomin e aktorëve të komunikimit politik: institucione politike-media-audiencë, mediat sociale në dekadën e fundit kanë hyrë fuqishëm duke gjetur një përdorim të gjerë nga politikanët. Përveç mediave tradicionale, mediat sociale si facebook apo twitter, janë bërë mjet i fuqishëm në shërbim të politikanëve për promovimin e tyre, duke i afruar ata me elektoratin. Rrjeti social facebook është duke u përdorur gjerësisht nga politikanët e të gjitha niveleve në Kosovë. Nga qëllimet e shumta për të cilat po përdoret, facebook po përdoret edhe për ndryshimin e profilit publik të politikanëve. Si rast studimi është marrë përdorimi i facebook-ut nga kryeministri Hashim Thaçi1 gjatë fushatës së fundit elektorale në Kosovë. Ai, sidomos përmes fotografive selfie, që i ka realizuar në çdo aktivitet elektoral ka arritur që të marrë vëmendjen e opinionit dhe të mediave, si dhe ka arritur të krijojë një trend dhe një model të ri të politikanit. Përmes këtij veprimi dhe përmes kësaj strategjie të marketingut politik, ai ka arritur që të ndryshojë profilin e tij politik, nga një politikan autoritar i cili nuk është shquar për afërsinë me elektoratin, duke u shndërruar në një politikan të tipit intim apo politikanit yll. Për të agrumentuar këtë shndërrim apo ndryshim të profilit politik, kam realizuar një hulumtim të opinionit, rezultatet e të cilit mbështesin hipotezën e këtij punimi shkencor. Të anketuarit në përqindje të lartë vërejnë dhe konstatojnë këtë ndryshim. Në vijim të këtij argumentimi gjithashtu kam realizuar edhe intervista me dy ekspertë të medias dhe njohës të aktivitetit dhe profilit politik të politikanit që është marrë si rast studimi. | |
dc.identifier.citation | Sinani, R., & Aab, A. (2018). Përdorimi i Facebook-ut për ndryshimin e profilit publik të politikanit [Article]. ResearchGate. Merrur më 14 korrik 2025, nga https://www.researchgate.net/publication/329913558_Perdorimi_i_facebook-ut_per_ndryshimin_e_profilit_publik_te_politikanit | |
dc.identifier.uri | https://repository.aab-edu.net/handle/123456789/170 | |
dc.language.iso | other | |
dc.publisher | AAB College | |
dc.subject | ||
dc.subject | media sociale | |
dc.subject | media tradicionale | |
dc.subject | politikan intim | |
dc.subject | politikan yll. | |
dc.title | Përdorimi i facebook-ut për ndryshimin e profilit publik të politikanit | |
dc.type | Article |
Files
Original bundle
1 - 1 of 1
No Thumbnail Available
- Name:
- 6. Perdorimi i facebook-ut per ndryshimin e profilit te politikanit.pdf
- Size:
- 296.79 KB
- Format:
- Adobe Portable Document Format
License bundle
1 - 1 of 1
No Thumbnail Available
- Name:
- license.txt
- Size:
- 257 B
- Format:
- Item-specific license agreed to upon submission
- Description: