NDIKIMI I MOTIVIMIT MENAXHERIAL NË PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE QKMF PRIZREN
No Thumbnail Available
Date
2026-03-31
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Motivimi i punonjësve përfaqëson një komponent thelbësor në arritjen e cilësisë së lartë të shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në institucionet publike ku dinamika e punës është e ndërlidhur ngushtë me menaxhimin efektiv. Në këtë kuadër, roli i menaxherit është vendimtar për krijimin e një mjedisi pune që nxit angazhim, performancë dhe kënaqësi në punë.
Qëllimi i këtij studimi është të analizojë ndikimin e motivimit menaxherial në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në QKMF Prizren, si dhe të identifikojë faktorët kryesorë motivues që ndikojnë në performancën e stafit. Metodologjia është bazuar në një qasje kuantitative, duke përdorur një pyetësor të strukturuar, të administruar te punonjësit shëndetësorë të QKMF-së. Të dhënat janë analizuar përmes statistikave përshkruese, me qëllim të identifikimit të perceptimeve të stafit rreth motivimit dhe praktikave menaxheriale. Rezultatet kryesore treguan se faktorët më të rëndësishëm motivues për punonjësit përfshijnë njohjen e arritjeve, mundësitë për avancim në karrierë, përfshirjen në vendimmarrje, trajnimet profesionale, si dhe shpërblimet monetare. Gjithashtu, u evidentua se stafi vlerëson lart menaxhimin që siguron mbështetje e komunikim efektiv. Përfundimet sugjerojnë se motivimi menaxherial ndikon dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Menaxherët duhet t’i identifikojnë nevojat individuale të stafit dhe të aplikojnë një gamë të gjerë strategjish motivuese për të përforcuar angazhimin dhe performancën profesionale, duke kontribuar kështu në objektivat organizative dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
Description
Ky studim analizon ndikimin e motivimit menaxherial në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në QKMF Prizren. Përdorimi i një pyetësori të strukturuar me stafin shëndetësor tregoi se faktorët kryesorë motivues përfshijnë njohjen e arritjeve, mundësitë për avancim, përfshirjen në vendimmarrje, trajnimet profesionale dhe shpërblimet monetare. Rezultatet nënvizojnë rëndësinë e menaxhimit që siguron mbështetje dhe komunikim efektiv, duke treguar se motivimi i punonjësve ndikon drejtpërdrejt në angazhimin dhe performancën profesionale dhe kontribuon në rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Keywords
Motivimi menaxherial, cilësia e shërbimeve shëndetësore, sektori publik, motivimi i stafit
Citation
Brahaj, F. (2026). Ndikimi i motivimit menaxherial në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore: QKMF Prizren (Punim master). Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Programi: Menaxhment Shëndetësor. Kolegji AAB
