VLERËSIMI I KËNAQSHMËRISË SË PACIENTËVE DHE REZULTATET E SHËRBIMIT TË RADIOLOGJISË NË QKMF-RAHOVEC
No Thumbnail Available
Date
2026-03-31
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB COLLEGE
Abstract
Hyrje: Shërbimet radiologjike përfaqësojnë një nga shtyllat kryesore të diagnostikimit modern në kujdesin shëndetësor. Në këtë kontekst, cilësia dhe kënaqshmëria e pacientëve me këto shërbime janë tregues të rëndësishëm për performancën e institucioneve shëndetësore, duke reflektuar jo vetëm efikasitetin e teknologjisë së përdorur, por edhe profesionalizmin dhe qasjen e stafit mjekësor.
Qëllimi: Ky hulumtim fokusohet në vlerësimin e kënaqshmërisë së pacientëve dhe analizën e rezultateve të shërbimit të radiologjisë në QKMF në Rahovec, dhe për krahasim edhe në QKMF-të e tjera në regjionin e Dukagjinit. Objektivi kryesor i hulumtimit është të identifikojë faktorët që ndikojnë në cilësinë e shërbimit dhe të ofrojë rekomandime për përmirësimin e kënaqshmërisë së pacientëve dhe efikasitetit të shërbimit të radiologjisë.
Metodologjia: Për të përmbushur këtë qëllim është përdorur metodologjia SERVQUAL. Metoda SERVQUAL (Service Quality) është një nga qasjet më të përdorura për të matur cilësinë e shërbimeve duke krahasuar pritjet dhe perceptimet e klientëve (në këtë rast pacientëve). Kjo metodologji është veçanërisht e përshtatshme për vlerësimin e kënaqshmërisë së pacientëve në shërbimet shëndetësore, duke përfshirë radiologjinë.
Rezultatet: Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se faktori më i rëndësishëm që ndikon në kënaqshmërinë e pacientëve është koha e pritjes, cilësia e komunikimit me stafin, dhe mundësia e përdorimit të pajisjeve të avancuara teknologjike.
Diskutime: Të dhënat tregojnë një nivel të lartë të kënaqshmërisë së pacientëve me shërbimet e radiologjisë. Mesatarja e përgjithshme e vlerësimeve është mbi 4.0 (në një shkallë Likert 1-5), çka sugjeron se shumica e pacientëve ndihen të kënaqur me përvojën e tyre.
Përfundime: Kënaqshmëria e përgjithshme e pacientëve me shërbimet e radiologjisë ishte pozitive, por disa aspekte të caktuara kanë nevojë për vëmendje. Faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë kënaqshmëri përfshijnë profesionalizmin dhe sjelljen e stafit, saktësinë e diagnozës dhe efikasitetin e dorëzimit të rezultateve.
Description
Ky studim shqyrton kënaqshmërinë e pacientëve dhe cilësinë e shërbimeve të radiologjisë në QKMF-Rahovec, duke përdorur metodologjinë SERVQUAL për të krahasuar pritjet dhe perceptimet e pacientëve. Rezultatet tregojnë se koha e pritjes, cilësia e komunikimit me stafin dhe përdorimi i pajisjeve teknologjike janë faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqshmërinë e pacientëve. Përgjithësisht, pacientët raportojnë një nivel të lartë të kënaqshmërisë, megjithatë disa aspekte kërkojnë përmirësim, duke përfshirë efikasitetin dhe profesionalizmin e shërbimit. Studimi ofron rekomandime për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve në shërbimet radiologjike.
Keywords
Kënaqshmëria e pacientëve, shërbimet radiologjike, stafi mjekësor.
Citation
Spahiu, L. (2026). Vlerësimi i kënaqshmërisë së pacientëve dhe rezultatet e shërbimit të radiologjisë në QKMF-Rahovec (Master’s thesis, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, Programi: Menaxhim Shëndetësor).Kolegji AAB
