Rëndësia e mentorimit në përmirësimin e performancës së institucioneve parashkollore në Komunën e Fushë Kosovë

No Thumbnail Available

Date

2026-07-17

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Ky hulumtim trajton rolin dhe ndikimin e mentorimit në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe në përmirësimin e praktikave pedagogjike në institucionet parashkollore të Komunës së Fushë Kosovës. Qëllimi kryesor i hulumtimit është të shqyrtojë mënyrën se si mentorimi kontribuon në forcimin e kompetencave mësimore të mësimdhënësve, cilat praktika të mentorimit rezultojnë më efektive për përmirësimin e funksionimit institucional dhe cilat janë sfidat kryesore që shoqërojnë zbatimin e këtij procesi në kontekstin parashkollor. Hulumtimi është realizuar përmes një qasjeje cilësore, duke përdorur intervista gjysmë të strukturuara me 20 mësimdhënëse dhe 2 drejtoresha nga institucione parashkollore publike dhe private. Të dhënat e mbledhura janë analizuar përmes analizës tematike, e cila ka mundësuar identifikimin e temave kryesore që pasqyrojnë përvojat, perceptimet dhe vlerësimet e pjesëmarrëseve lidhur me mentorimin dhe rolin e tij në praktikën profesionale. Rezultatet tregojnë se mentorimi ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke reflektuar përmirësime në planifikimin pedagogjik, reflektimin profesional, vetëbesimin dhe motivimin në punë. Praktikat më efektive të mentorimit rezultojnë të jenë ato që janë të integruara në praktikën e përditshme, veçanërisht vëzhgimi i punës në klasë, feedback-u konstruktiv dhe reflektimi i përbashkët. Në nivel institucional, mentorimi kontribuon në rritjen e bashkëpunimit profesional, përmirësimin e komunikimit dhe forcimin e kulturës institucionale. Megjithatë, hulumtimi identifikon edhe sfida të rëndësishme që lidhen me mungesën e kohës së dedikuar për mentorim, burimet e kufizuara, mungesën e trajnimeve të posaçme për mentorët dhe strukturimin e pamjaftueshëm të procesit. Në përfundim, hulumtimi nënvizon se mentorimi përbën një mekanizëm kyç për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe për funksionimin efektiv të institucioneve parashkollore, duke rekomanduar institucionalizimin e tij si një proces i qëndrueshëm, i strukturuar dhe i mbështetur nga politika arsimore dhe udhëheqja institucionale.

Description

Keywords

mentorimi, zhvillimi profesional, mësimdhënësit, institucionet parashkollore, praktika pedagogjike

Citation

Duriqi, D. (2026). Rëndësia e mentorimit në përmirësimin e performancës së institucioneve parashkollore në Komunën e Fushë Kosovës [Punim masteri, Fakulteti i Shkencave Sociale, Kolegji AAB]

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By