NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE, REMITANCAVE DHE EKSPORTEVE NË RRITJEN VJETORE TË GDPsë NË KOSOVË GJATË VITEVE 2007-2024
No Thumbnail Available
Date
2025-11-20
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Qëllimi i këtij studimi është të analizojë ndikimin e investimeve të huaja direkte, remitancave dhe eksporteve në rritjen vjetore të PBB-së në Kosovë, duke vlerësuar nëse këta faktorë kanë një lidhje pozitive dhe statistikisht të rëndësishme me zhvillimin ekonomik të vendit gjatë periudhës 2007-2024. Metodologjia e përdorur për këtë studim përfshin të dhëna sekondare nga Banka Botrore, në dollarë amerikanë për periudhën 2007-2024. Testi Cronbach’s Alpha është përdorur për matjen e besueshmërisë, ndërsa analiza e kolinearitetit është realizuar me VIF dhe Tolerance. Për hetimin e heteroskedasticitetit, është përdorur testi Breusch-Pagan. Regresioni linear i shumefishtë (MLR) është përdorur për të vlerësuar ndikimin e IHD, REM dhe XM në GDP, dhe korelacioni Pearson është përdorur për të analizuar lidhjet midis variablave. Të gjitha analizat janë realizuar me SPSS 25. Rezultatet e studimit tregojnë se Hipoteza 1 (H1) është pjesërisht e vërtetuar. Eksportet dhe remitancat kanë një ndikim pozitiv dhe statistikisht të rëndësishëm në rritjen e GDP-së së Kosovës gjatë periudhës 2007-2024. Megjithatë, Investimet e Huaja Direkte (IHD) nuk kanë një ndikim të dukshëm dhe të rëndësishëm në rritjen e GDP-së, pasi nuk arritën të provojnë rëndësinë statistikore në këtë periudhë. Po ashtu, Hipoteza 2 (H2) është vërtetuar pjeserishte për eksportet dhe remitancat, të cilat kanë një ndikim pozitiv dhe statistikisht të rëndësishëm në rritjen e GDP-së. Sidoqoftë, lidhja e Investimeve të Huaja Direkte është pozitive, por mungon rëndësia statistikore (p > 0.05), duke e bërë atë të pavërtetuar plotësisht. Implikimet në politikbërje sugjerojnë që politikat që mbështesin eksportet dhe remitancat mund të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e GDP-së së Kosovës. Kjo kërkon përmirësime në mbështetje të diasporës dhe përforcimin e marrëdhënieve tregtare. Përsa i përket investimeve të huaja direkte, politikat që përmirësojnë kushtet për bizneset dhe krijojnë mundësi për sektorë të rinj mund të përmirësojnë ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik, pasi lidhja pozitive, por jo e rëndësishme statistikisht, sugjeron se ka nevojë për më shumë stimulim dhe mbështetje. Ky studim ofron një analizë të thelluar të ndikimit të investimeve të huaja direkte, remitancave dhe eksporteve në rritjen e GDP-së së Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e politikave ekonomike më efektive.
Description
Analizë ekonometrike e ndikimit të IHD-ve, remitancave dhe eksporteve në GDP.
Keywords
Rritja vjetore e GDP-se, Investimet e Huaja Direkte, Remitancat, Eksportet, Korelacioni Pearson, Regresioni linear i shumefishtë.
Citation
Raci, M. (2025). Ndikimi i investimeve të huaja direkte, remitancave dhe eksporteve në rritjen vjetore të GDP-së në Kosovë gjatë viteve 2007–2024 (Punim masteri). Kolegji AAB.
