Rëndësia e auditimit të jashtëm ndaj efikasitetit të fondeve publike dhe rritjes ekonomike - një rast studimor i Kosovës
No Thumbnail Available
Date
2025-11-13
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky studim analizon rëndësinë e auditimit të jashtëm në rritjen e efikasitetit të fondeve publike dhe ndikimin e tij në rritjen ekonomike të Kosovës. Duke u bazuar në të dhëna të periudhës 2012–2021, autorët vënë në dukje se auditimi i pavarur luan rol kyç në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit publik, duke ndikuar pozitivisht në mënyrën se si menaxhohen dhe shpenzohen mjetet buxhetore. Rezultatet tregojnë se rritja e borxhit publik lidhet me ngadalësimin e rritjes ekonomike, ndërsa investimet qeveritare në projekte publike përmirësojnë indikatorët e zhvillimit ekonomik. Studimi sugjeron se efektet e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore janë të kufizuara në mungesë të menaxhimit efikas dhe kontrolleve të mirëfillta. Autorët rekomandojnë forcimin e kapaciteteve të auditimit, rritjen e transparencës financiare dhe zbatimin e rigoroz të rekomandimeve audituese si mënyrë për të avancuar qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Description
Auditimi i jashtëm, transparenca financiare, llogaridhënia, menaxhimi i fondeve publike, shpenzimet qeveritare dhe borxhi publik ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin ekonomik dhe rritjen e qëndrueshme të Kosovës.
Keywords
Auditimi i jashtëm, transparenca publike, llogaridhënia, efikasiteti i fondeve publike, rritja ekonomike, financat publike, borxhi publik, shpenzimet qeveritare, Kosova, qeverisja e mirë.
