KREDITË KONSUMUESE DHE NDIKIMI I TYRE NË MIRËQENIEN EKONOMIKE E SOCIALE TË QYTETARËVE NË KOSOVË: SFIDAT DHE ROLI I EDUKIMIT FINANCIAR
No Thumbnail Available
Date
2026-02-19
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Ky punim synon të analizojë ndikimin e kredive individuale - konsumuese në jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve në Kosovë. Në ekonomitë në zhvillim e sipër ku numër i të papunësuarave është i lartë, ndërsa të hyrat në përgjithësi janë jo të mëdha, kreditë në përgjithësi, por me theks të veçantë, kreditë konsumuese kanë luajtur rol mjaft të rëndësishëm në përmbushjen e nevojave të përditshme të individëve dhe familjeve. Gjithsesi, në ciklin kreditor, nga marrja e kredisë dhe deri tek mbulimi i obligimeve në tërësi, kërkohet edukim dhe njohuri financiare për menaxhim të mirëfilltë dhe në mungesë të tyre, dhe vjen deri tek ekspozimi ndaj rreziqeve si vështirësi të menaxhimit të financave apo buxhetit, që padyshim reflektohet në jetesën dhe mirëqenien individuale apo të familjeve.
Përmes shqyrtimit të literaturës ekonomike dhe sociologjike si dhe bazuar në të dhënat
dhe analizat statistikore të rregullatorit - Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së) dhe institucioneve të tjera relevante, punimi pasqyron rolin që kanë institucionet financiare, bankat dhe mikrofinancat në mbështetjen dhe edukimin financiar të qytetarëve. Në mënyrë të veçantë, trajtohen çështjet si edukimi financiar i qytetarëve (pa dallim moshe apo edukimi), politikat dhe normat e interesit, kushtet e kontratave të kreditimit, si dhe ndikimi në grupet e ndryshme.
Punimi po ashtu, ofron informacion lidhur me praktikat ndërkombëtare si dhe promovon rolin e edukimit financiar në kredidhënien dhe kredi marren e suksesshme. Nga gjetjet, kuptojmë se në mungesë të edukimit të qytetarëve në njërën anë dhe transparencës së institucioneve financiare në anën tjetër, kreditë konsumuese shpesh janë faktor i vështirësive financiare që manifestohen edhe në shëndetin mental të qytetarëve, deri tek problemet familjare nga pamundësia e përballimit të obligimeve.
Description
Ndikimi i kredive konsumuese në mirëqenien ekonomike dhe sociale.
Keywords
Kreditë konsumuese, Mirëqenia ekonomike, Edukimi financiar, Rreziku financiar, Politikat e kreditimit, Përdorimi i kredive, Vendimmarrja financiare
Citation
Obërtinca, R. (2026). Kreditë konsumuese dhe ndikimi i tyre në mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve në Kosovë: Sfidat dhe roli i edukimit financiar (Punim masteri, Programi Marketing dhe Menaxhim Biznesi, MA)
