Ndikimi i variablave antropometrike në realizimin e detyrave lëvizore tek nxënësit e moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore
No Thumbnail Available
Date
2025-07-16
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Në hulumtim janë përfshirë 192 nxënës të moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore. Mostra e përzgjedhur është trajtuar me 12 variabla të hapësirës antropometrike dhe me 14 ndryshore të hapësirës bazike lëvizore. Meqë me anë të analizës statistikore përshkruese është vërtetuar se ekziston shpërndarje normale e rezultateve në të gjitha testet, atëherë është paraqitur vetëm relacioni mes këtyre hapësirave vetëm me anë të metodës së korrelacionit dhe me anë të metodës së analizës regresive. Me anën e kësaj metode është arritur që të vërtetohet se sistemi i ndryshoreve antropometrike është parashikues i mirë në shumicën e ndryshoreve lëvizore bazike si tërësi, si dhe me anë të disa karakteristikave antropometrike si të ndara mund të parashikohet rezultati në disa teste lëvizore me një saktësi mjaft të madhe. Me këtë është arritur të vërtetohet se edhe pse kemi të bëjmë me mostër të nxënësve, e cila për hulumtimin e karakterit të tillë mund të cilësohet si mostër e pa seleksionuar, megjithatë është evidente rëndësia tejet e madhe që kanë karakteristikat morfologjike në suksesin e realizimit të detyrave lëvizore
Description
Studimi tregon se karakteristikat antropometrike ndikojnë ndjeshëm në realizimin e detyrave lëvizore tek nxënësit 17-vjeçarë meshkuj.
Keywords
karakteristikat antropometrike, aftësitë lëvizore, relacionet, parashikimi i rezultateve
Citation
Vehapi, S., Rushiti, H., Salihu, H., & Gllareva, I. (n.d.). Ndikimi i variablave antropometrike në realizimin e detyrave lëvizore tek nxënësit e moshës 17 vjeçare të gjinisë mashkullore.