Përdorimi i rrjeteve sociale para dhe gjatë pandemisë Covid-19

No Thumbnail Available

Date

2025-07-14

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Sëmundja me koronavirus (COVID-19) është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus i ri, SARS-CoV-2. Shumica e njerëzve të infektuar me COVID-19 e përjetojnë me lehtë pa trajtim të veçantë krahas sëmundjeve të frymëmarrjes. Që nga prilli i vitit 2020, OBSH raporton 6,912,751 raste të konfirmuara dhe 400,469 vdekje të konfirmuara në mbarë botën, zona ose territore urbane dhe rurale. Interneti dhe rrjetet sociale janë bërë mjeti më i vlerësuar për lirinë e fjalës, demokracinë, të vërtetën, argëtimi dhe burimi i informacionit. Në një situatë pandemie si Covid-19, rrjeti social është bërë burimi kryesor për të përhapur informacione, qasje në lajmet më të reja, mjekimin dhe masat e sigurisë në lidhje me virusin, rrjeti social bëhet vendi më i kërkuar për mbledhjen e informacionit dhe vendi ku kalon më së shumti kohë. Në këtë studim synohet te provohet përdromi i rrjetit social para dhe gjatë pandemisë. Mënyra se si njerëzit përdorin rrjetet sociale, rritet përditë e më shumë. Shpejtësia me të cilën përhapet informacioni në rrjete sociale është e paimagjinueshme. Gjetjet e ketij studimi do të ndihmojnë për të kuptuar vendin e rrjeteve sociale në jetën tonë shoqërore. Intervistat u realizuan me përdorues aktivë të rrjeteve sociale, të cilët ndjekin informacionet në lidhje me pandeminë që shfaqen në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale. Rëndesia e hulumtimit qëndron në zbulimin e varshmërisë ndaj rrjeteve sociale para dhe gjatë pandemisë.

Description

Analizon përdorimin e rrjeteve sociale para dhe gjatë pandemisë.

Keywords

sëmundje, Covid-19, rrjete sociale, informacion, varshmëri, siguri

Citation

Santuri, N. (2020). Përdorimi i rrjeteve sociale para dhe gjatë pandemisë Covid-19. AAB College, Prishtinë.

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By