ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I KOSOVËS: ROLI I TEKNOLOGJIVE TË REJA NË MENAXHIMIN EFEKTIV TË ENERGJISË.
No Thumbnail Available
Date
2025-11-13
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Sektori i energjisë në Kosovë ndodhet në një fazë kritike ku sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm kërkojnë zgjidhje të reja teknologjike. Ky studim analizon ndikimin e teknologjive të reja në menaxhimin e energjisë dhe kalimin nga një sistem i bazuar në thëngjill drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe efikas. Përqëndrimi është në energjinë e ripërtëritshme, sistemet inteligjente të menaxhimit të energjisë dhe reformat e nevojshme për një tranzicion të suksesshëm.
Studimi mbështetet në analiza cilësore dhe sasiore duke kombinuar të dhëna nga intervista me ekspertë dhe burime të besueshme. Gjetjet tregojnë se burimet e ripërtëritshme si energjia diellore dhe ajo e erës kanë potencial të lartë për të diversifikuar sektorin energjetik dhe për të reduktuar varësinë nga thëngjilli. Sidoqoftë, sfidat kryesore përfshijnë mungesën e financimeve të qëndrueshme, nevojën për modernizimin e infrastrukturës dhe pasiguritë rregullatore.
Përdorimi i teknologjive të menaxhimit inteligjent të energjisë mund të zvogëlojë humbjet teknike dhe të optimizojë konsumimin e energjisë. Rrjetet inteligjente dhe sistemet e magazinimit të energjisë mund të përmirësojnë stabilitetin e furnizimit dhe të ndihmojnë në integrimin e burimeve të ripërtëritshme në rrjetin kombëtar.
Ky studim ofron rekomandime për zhvillimin e një kornize rregullatore më të qartë për tërheqjen e investimeve dhe për rritjen e ndërgjegjësimit mbi përfitimet e energjisë së pastër. Kosova ka potencialin për të përparuar drejt një sektori energjetik më të qëndrueshëm dhe konkurrues përmes reformave dhe bashkëpunimeve strategjike.
Description
Analizon rolin e teknologjive të reja energjetike në zhvillim qëndrueshëm.
Keywords
Energjia e ripërtëritshme, efikasiteti energjetik, rrjetet inteligjente, teknologjitë e reja, menaxhimi i energjisë, tranzicioni energjetik, zhvillimi i qëndrueshëm, siguria energjetike.
Citation
Pllana, B. (2025). Zhvillimi i qëndrueshëm i Kosovës: Roli i teknologjive të reja në menaxhimin efektiv të energjisë (Punim masteri). Kolegji AAB.
