ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I KOSOVËS: ROLI I TEKNOLOGJIVE TË REJA NË MENAXHIMIN EFEKTIV TË ENERGJISË.

dc.contributor.authorPllana, Burim
dc.date.accessioned2025-11-13T11:01:11Z
dc.date.issued2025-11-13
dc.descriptionAnalizon rolin e teknologjive të reja energjetike në zhvillim qëndrueshëm.
dc.description.abstractSektori i energjisë në Kosovë ndodhet në një fazë kritike ku sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm kërkojnë zgjidhje të reja teknologjike. Ky studim analizon ndikimin e teknologjive të reja në menaxhimin e energjisë dhe kalimin nga një sistem i bazuar në thëngjill drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe efikas. Përqëndrimi është në energjinë e ripërtëritshme, sistemet inteligjente të menaxhimit të energjisë dhe reformat e nevojshme për një tranzicion të suksesshëm. Studimi mbështetet në analiza cilësore dhe sasiore duke kombinuar të dhëna nga intervista me ekspertë dhe burime të besueshme. Gjetjet tregojnë se burimet e ripërtëritshme si energjia diellore dhe ajo e erës kanë potencial të lartë për të diversifikuar sektorin energjetik dhe për të reduktuar varësinë nga thëngjilli. Sidoqoftë, sfidat kryesore përfshijnë mungesën e financimeve të qëndrueshme, nevojën për modernizimin e infrastrukturës dhe pasiguritë rregullatore. Përdorimi i teknologjive të menaxhimit inteligjent të energjisë mund të zvogëlojë humbjet teknike dhe të optimizojë konsumimin e energjisë. Rrjetet inteligjente dhe sistemet e magazinimit të energjisë mund të përmirësojnë stabilitetin e furnizimit dhe të ndihmojnë në integrimin e burimeve të ripërtëritshme në rrjetin kombëtar. Ky studim ofron rekomandime për zhvillimin e një kornize rregullatore më të qartë për tërheqjen e investimeve dhe për rritjen e ndërgjegjësimit mbi përfitimet e energjisë së pastër. Kosova ka potencialin për të përparuar drejt një sektori energjetik më të qëndrueshëm dhe konkurrues përmes reformave dhe bashkëpunimeve strategjike.
dc.identifier.citationPllana, B. (2025). Zhvillimi i qëndrueshëm i Kosovës: Roli i teknologjive të reja në menaxhimin efektiv të energjisë (Punim masteri). Kolegji AAB.
dc.identifier.urihttps://repository.aab-edu.net/handle/123456789/943
dc.language.isoother
dc.publisherAAB College
dc.subjectEnergjia e ripërtëritshme
dc.subjectefikasiteti energjetik
dc.subjectrrjetet inteligjente
dc.subjectteknologjitë e reja
dc.subjectmenaxhimi i energjisë
dc.subjecttranzicioni energjetik
dc.subjectzhvillimi i qëndrueshëm
dc.subjectsiguria energjetike.
dc.titleZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I KOSOVËS: ROLI I TEKNOLOGJIVE TË REJA NË MENAXHIMIN EFEKTIV TË ENERGJISË.
dc.typeArticle

Files

Original bundle

Now showing 1 - 1 of 1
No Thumbnail Available
Name:
Teme masteri Burim Pllana 27.05.2025.docx
Size:
113.06 KB
Format:
Microsoft Word XML

License bundle

Now showing 1 - 1 of 1
No Thumbnail Available
Name:
license.txt
Size:
1.71 KB
Format:
Item-specific license agreed to upon submission
Description:

Collections