Aplikimi i AI-së (inteligjencës artificiale) dhe IoT (internet of things) në përpunimin e gjuhës natyrale në shërbim të komunitetit
No Thumbnail Available
Date
2025-07-15
Authors
Journal Title
Journal ISSN
Volume Title
Publisher
AAB College
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është ndërtimi i një pajisjeje interaktive që kombinon Raspberry Pi, një ekran me prekje (touchscreen) dhe algoritme të inteligjencës artificiale për të ofruar funksionalitetin text-to-speech. Pajisja synon të sigurojë një zgjidhje për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë zanore dhe ndërveprim më të avancuar me teknologjinë. Për të realizuar këtë projekt, pjesa harduerike përfshin përdorimin e një Raspberry Pi, i cili është i përshtatshëm për integrimin e komponentëve si një touchscreen, një modul zanor për përmirësimin e audios, dhe sensorë opsionalë për ndërveprime më të avancuara. Nga ana softuerike, Python do të përdoret për zhvillimin e aplikacionit që mundëson njohjen e tekstit dhe konvertimin e tij në të folur përmes teknologjive text-to-speech. Integrimi i inteligjencës artificiale në këtë sistem mundëson personalizimin e përvojës së përdoruesit, duke analizuar të dhënat dhe përmirësuar cilësinë e përgjigjeve zanore. Për shembull, modeli i AI-së mund të përshtatë intonacionin, të njohë komandat me një saktësi më të lartë dhe të mundësojë ndërveprime më natyrale. Kjo pajisje mund të përdoret në fusha të ndryshme si ndihmë për persona me aftësi të kufizuara, edukim interaktiv, automatizim i shërbimeve në kioska dixhitale apo asistentë zanorë të personalizuar. Përmes këtij punimi, do të analizohet procesi i ndërtimit të harduerit, zhvillimi i softuerit dhe optimizimi i tij për të siguruar performancë të lartë dhe përdorim të thjeshtë.
Description
Përpunon gjuhën natyrale me AI dhe IoT për komunitetin.
Keywords
IoT, text-to-speech, python, AI.
Citation
Helshani, L., & Berisha, B. (2024). Aplikimi i AI-së dhe IoT në përpunimin e gjuhës natyrale në shërbim të komunitetit.
