NDIKIMI I MENAXHIMIT TË KOHËS NË PERFORMANCËN E BIZNESIT (ANALIZË E BIZNESEVE TË MESME DHE TË MËDHA NË KOSOVË)

No Thumbnail Available

Date

2025-07-18

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

AAB College

Abstract

Në këtë dinamikë të jetës, problemi kryesor është mungesa e kohës. Sot, treguesve të suksesit të biznesit iu shtuan edhe qasje të ndryshme ndaj menaxhimit të kohës. Koncepti i menaxhimit të kohës ka sjellë me vete më shumë se vetëm kuptimin për kohën. Menaxhimi i kohës sot është një sistem i aplikimit të praktikave të ndryshme, të cilat paraqesin një angazhim të vazhdueshëm për të fituar “kohë” në kohë. Për këtë arsye, për ndryshim nga proceset tjera të menaxhimit, menaxhimi i kohës është menaxhim me “veten” në kohë. Qëllimi i këtij punimi është të konstatohet ndikimi i menaxhimit të kohës në performancën e biznesit. Duke u bazuar në këtë qëllim është parashtruar hipoteza: H.1. Menaxhimi i kohës ka ndikim pozitiv në performancën e biznesit. Rezultatet e fituara vërtetuan hipotezën e parashtruar dhe dëshmuan se teknikat më të aplikuara për menaxhimin e kohës nga menaxherët e anketuar janë: vendosja e qëllimeve (97.4%), caktimi i afateve kohore (93.2%), përcaktimi i objektivave (92.4%), planifikimi i detyrave (84.5%) dhe caktimi i prioriteteve (84%). Është me rëndësi të ceket se 95.5% e të anketuarve pohojnë se menaxhimi i kohës rritë performancën e biznesit.

Description

Menaxhimi i kohës përmirëson ndjeshëm performancën e bizneseve kosovare.

Keywords

Menaxhimi i kohës, performanca e menaxherit, performanca e biznesit dhe bizneset bashkëkohore.

Citation

Trakaniqi, F. (n.d.). Ndikimi i menaxhimit të kohës në performancën e biznesit (Analizë e bizneseve të mesme dhe të mëdha në Kosovë). ISBN 978-986-216849-1; ISSN 1800-9794. COBISS.CG-ID 20586256.

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By